Vendosni fjalën kyçe....

“Taulant Balla nuk mund të bëjë regjinë”-Andi Bushati largohet në mes të emisionit


Gazetari Andi Bushati ka braktisur studion e emisionit “Open” në Top Channel gjatë zhvillimeve të tij ndërsa diskutohej vrasja e Elbasanit.

Në momentin kur është futur në lidhje në distancë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla dhe moderatorja e emisionit Eni Vasili tha se do të transmetonte deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Balla kundërshtoi dhe tha se nuk mund të fliste për Bardhin dhe as të komentonte deklaratat e tij. Në këtë moment moderatorja ndryshoi rrjedhën e emisionit dhe vendosi që ta lexonte vetë atë që kishte thënë Bardhi ndërsa Balla vijonte të kundërshtonte për të dëgjuar deklaratat e Bardhit.

Në këto momente gazetari Andi Bushati tha se nuk mund të pranonte regjinë e emisionit ta bënte Taulant Balla dhe u largua nga emisioni.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *