Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nxjerr audion: Si i blen votat krimineli elektoral, nënkryetari i bashkisë Klos, Armand Gjini


Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video ku akuzon nënkryetarin e bashkisë së Klosit, Armand Gjini, për blerjen e votave.

Në materialin e publikuar prej tij dëgjohen dy persona duke komunikuar në telefon me njëri-tjetrin. Në një pjesë të bisedës, njëri nga personat i drejtohet bashkëbiseduesit duke i thënë se kishte informacione se ishte ndihmuar nga PS-ja.

Më tej gjatë bisedës, personi në fjalë pohon se Gjini i ka dhënë lekët për të bërë disa punime duralumini me vlerë 570 mijë lekë të vjetra.

Personi në fjalë pohon se i kishte premtuar votat nënkryetarit të bashkisë së Klosit për faktin se e kishte ndihmuar me shumën e lartpërmendur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *