Vendosni fjalën kyçe....

Sot NASA lëshon për fluturim helikopterin e parë në Mars


Ky helikopter i vogël mund të jetë i pari që do të fluturojë në një planet tjetër. Kjo pajisje është një helikopter 1.8 kilogramësh që udhëtoi në Mars brenda roverit të Nasa-s “Perseverance”, i cili u ul në shkurt të 2021-shit.

Nasa thotë se tani synon ta provojë atë të hënën më 19 Prill, por pranon se kjo provë mund të mos jetë e suksesshme, në këtë rast ata do të provojnë përsëri më vonë gjatë javës.

“Ne kemi fluturuar në Tokë për pak më shumë se 100 vjet, dhe tani do të shkojmë në një planet tjetër dhe do të fluturojmë. Është çmenduri. Por kjo është bukuria e eksplorimit. Kjo është bukuria e inxhinierisë.”– thotë Farah Alibay, një inxhinier sistemesh në Nasa’s Jet Propulsion Laboratory (JPL), citon BBC.

Të dhënat e para që do të zbulojnë nëse eksperimenti ka funksionuar duhet të fillojnë të mbërrijnë në Tokë rreth tre orë më vonë.

Ky informacion duhet të transmetohet përmes roverit të Nasa’s Perseverance dhe një sateliti në Mars që do t’ia transmetojë JPL-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *