Vendosni fjalën kyçe....

Sherri me thika në Sauk/ I përfshirë dhe kandidati për deputet i LSI-së, iu plagos i vëllai


Zbardhen detaje të reja nga sherri pranë zyrave të LSI-së në Sauk të Tiranës. Mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë edhe një kandidat për deputet i LSI-së në Tiranë, si dhe vëllai i tij.

Bëhet fjalë për Klodian Dokën, i cili renditet i 32-ti në listë si dhe vëllai i tij Roland Doka.

“Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta  me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar  me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.

 Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Sherri ndodhi mbrëmë pak para mesnate, pranë zyrave elektorale të LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *