Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nxjerr videon: Punonjësit e Veliajt po bëjnë fushatë me paratë e shtetit


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video në rrjetet sociale, ku tregon punonjës të bashkisë së Tiranës që po bëjnë fushatë për Partinë Socialiste.

Berisha thotë se ata po bëjnë fushatë me paratë e shtetit.

“Qytetarja guximtare demaskon publikisht punjojesit mercenar te Lal Plehut qe bejne fushate me parate e shtetit. I lumte!”– shkruan Berisha krahas videos.

Qytetjarja që filmon kap momente të shkarkim-ngarkimit të materialave të fushatës nga punonjësit e bashkisë, ndërsa u thotë atyre se po bëjnë diçka të paligjshme, sepse po të ishte e ligjshme nuk do të fshihnin fytyrën.

“Me lekët e shtetit bëni fushatë ju?! Hajt se ju erdhi dita edhe juve. Se nuk e ka fajin vetëm ai, por edhe ju që i shërbeni plehrës. H mop se fshiheni? A po bëni punë të rregullt ligjore, pse fshiheni?!”– thotë ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *