Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh Ramës: Mos më detyro të futem në garë për 25 prillin, po mora edhe Doktorin e Madh s’ka spital që të bën derman


Presidenti Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të respektojë Kodin Zgjedhor e të mos bëjë më shkelje.

Teksa ka publikuar dy foto në faqen e tij në Facebook, kreu i shtetit, paralajmëron kryeministrin Rama që mos e detyrojë të futet në garën zgjedhore të 25 prillit.

Meta vëren se nëe e bën këtë dhe merr me vete edhe Doktorin e Madh duke nënkuptuar ish-kryeministrin Berisha, PS-ja do mbetet pa grup parlamentar.

“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *