Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Në Gjirokastër problemi më i madh hemorragjia e institucioneve


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ditën e sotme në kuadër të fushatës elektorale ndodhej në Gjirokastër.

Kryemadhi thekso se një nga problemet më të mëdha në Gjirokastër është hemorragjia e institucioneve.

Sipas kryetares së LSI-së kjo hemorragji e institucioneve në Gjirokastër bëhet me qëllim nga Rama për të zhdukur historinë.

“Një nga problemet më të mëdha është ajo që tha Vangjeli, hemorragjia e institucioneve të Gjirokastrës. Është shumë e vërtetë, sepse nuk është e paqëllimshme kjo hemorragji. Nuk është i rastësishëm largimi i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës drejt Fierit sepse do t’i detyrojë gjirokastritët, tepelenasit, libohovitët, dropullitët të shkojnë dhe të kurohen në Greqi, kur ndërkohë duhet të kenë spitalin e tyre në mes të qytetit.

Nuk është e paqëllimshme largimi i arkivave drejt Lushnjës sepse kërkon tjetërsimin e gurëve të sokakëve të Gjirokastrës, kërkon tjetërsimin e historisë shqiptare. Nuk është e paqëllimshme largimi i Drejtorisë Arsimore, nuk është i paqëllimshëm çdo largim institucional sepse Edi Rama dhe rilindja kërkon të zhdukë historinë tonë, kërkon të zhdukë memorien tonë, kërkon të tjetërsojë flamurin tonë, prandaj ajo që është dhe më e rëndësishme për të gjithë ne, kudo që jemi të mos ndalojmë në asnjë moment dhe asnjë sekondë, të trokasim derë më derë, të bisedojmë me të gjithë njerëzit tanë, me miqtë, familjarët, me qindra janë kthyer nga emigracioni që kanë ardhur për të votuar”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *