Vendosni fjalën kyçe....

Vodhën me dhunë pikën e karburantit në Fushë-Krujë, arrestohen dy të rinjtë e dyshuar


Policia e Krujës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë vjedhur me dhunë një ditë më parë një pikë karburanti në Fushë Krujë.

Të arrestuarit janë: F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këtyre dy të rinjve gjatë arrestimit, iu sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” si dhe disa veshje që besohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.04.2021, kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fush Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip “Ford” dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *