Vendosni fjalën kyçe....

I zunë pritë pranë shtëpisë së tij, qëllohet për vdekje gazetari grek


Vritet gazetari grek George Karaivaz. Sikurse raportojnë mediet e shtetit fqinj, gazetari i cili punonte për “Star Channel” u vra në mesditën e së Premtes në zonën e Alimos në një pritë që i kishin ngritur jashtë shtëpisë së tij.

Dy autorët që e qëlluan të paktën gjashtë herë, ishin të hipur në një motor.

CNN-i grek raporton se gazetari po kthehej në shtëpi pas punës në një shfaqje televizive. Sipas informacionit të parë, viktima u gjet e shtrirë me fytyrë poshtë, jashtë makinës së tij, në parkun afër shtëpisë së tij.

Policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorët.

Kush ishte gazetari George Karaivaz?

George Karaivaz i cili mbulonte raportimet e policisë, punonte në emisionin “Të vërtetat me Zinën” në televizionin “Star Channel” dhe  ishte gjithashtu administratori i faqes në internet bloko.gr.

Në të kaluarën, ai ishte shefi i policisë që raportonte në ANT1.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *