Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Gjobën 110 milionë euro ndaj Becchettit do e paguajë vetë Rama, do bëjmë gati ligjin


Kryetari i opozitës, Lulzim Basha në intervistën e tij në emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se dëmshpërblimin ndaj Francesco Becchettit do e kalojë me përgjegjësi personale.

Basha tha se në momentin që do vijë në pushtet do kalojë ligj ku do kalojë përgjegjësinë financiare për një dëm të shkaktuar të interesit publik si përgjegjësi individuale.

Një nga masat që do të marrim në kuadër të korrigjimit të padrejtësive të këtyre 8 viteve do të jetë përgjegjësia personale pra përgjigja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme të kundërligjshme shtetit shqiptar me vetëdije dhe rasti i Beketi-t është fare i qartë. Një media ka zbuluar një pjesë të vendimit që më thonë është maja e ajsbergut ku përfaqësuesi i Edi Ramës ulet me Beketin dhe i thotë ndrysho linjën editoriale që të të lëmë të qetë dhe kjo është një vepër penale, natyrisht, nëse prokuroria shqiptare do të kishte duart e lira sot sekretari i përgjithshëm do të ishte i pandehur ndoshta dhe i arrestuar”-deklaroi Basha.

Do të kalojmë në legjislacion për të cilin kemi nisur konsultimet tashmë me juristë të njohur ndërkombëtarë, të institucioneve ndërkombëtare për të bërë atë që njihet në terminologjinë juridike si kalimi i përgjegjësisë financiare për një dëm të shkaktuar interesit publik si përgjegjësi individuale”-tha kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *