Vendosni fjalën kyçe....

Aksident te “Air Albania”, makina del nga rruga dhe përplaset me makinën tjetër


Pamje nga aksidenti | Foto: Newsbomb

Një aksident ka ndodhur te stadiumi “Air Albania” ku një makinë pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me një veturë të parkuar në afërsi të saj.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale thotë policia.

Informacion paraprak, rreth orës 19:25, në afërsi të stadiumit “Air Albania” shtetasi B. Xh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të parkuar aty në afërsi. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Shërbimi i Qarkullimit Rrugor ka kryer veprimet përkatëse dhe ka ndëshkuar administrativisht për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara drejtuesin e mjetit shtetasin B. Xh”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *