Vendosni fjalën kyçe....

“Një Bitcoin do të vlejë sa një Lamborghini deri në fund të vitit dhe sa një Bugatti në 2023-ën” – CEO i Kraken


Parashikimet afatgjata të bazuara në dollarë për bitcoin janë të gabuara, sipas CEO-së se kriptomonedhës me bazë në SHBA, Kraken.

Jesse Powell propozon matjen e bitcoin në çmimet e makinave luksoze, për shkak të natyrës inflacioniste të parave ‘fiat’.

“Unë mendoj se bitcoin do të shkojë në pafundësi dhe kjo është një gjë e vështirë për t’u kuptuar, sepse unë jam duke e matur atë në dollarë.” – tha Powell për Bloomberg, pasi u pyet për parashikimin e çmimit rë kriptomonedhës deri në fund të vitit 2021.

Ai ofroi masa alternative për vlerësimin e bitcoin, duke pretenduar se vlera e tij mund të rritet nga e tanishmja që është një Bitcoin për një Tesla Model 3, në një Bitcoin për një Lamborgini deri në fund të vitit dhe një Bitcoin për një Bugatti në vitin 2023.

“Për komunitetin e kripto, unë mendoj se këto lloje të pasurive janë më të lehta për t’u matur me Bitcoin, sepse nuk e dini kurrë se ku do të jetë dollari. Mund të ketë 10 herë më shumë dollarë amerikanë atje në vit nga tani, kështu që është me të vërtetë vështirë për të matur Bitcoin ndaj dollarit.” – shpjegoi Powell.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *