Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Kavaja: Këtu dikur të fusnin dy gishtat në sy, sesi e lufton komunizmin duke marrë Covidin vetëm PD-ja e di


Kryeministri Rama ka deklaruar nga Kavaja se rikthimi i PD-së në pushtet do të thotë më shumë shkatërrim e dëm që duhen ribërë e fshirë sesa punë që duhen respektuar.

Ai shtoi se PD-ja nuk ka bërë asnjë reflektim e nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga e kaluara e saj ndërsa u shpreh se më 25 prill shqiptarët do vendosin për të ecur përpara.

“Mjafton të sjellësh ata në detyrë dhe pavarësisht se sa kohë i lë, aq kohë sa kanë do të bëjnë patjetër atë qe kenë bërë gjithmonë, më shumë keq se mirë, më shumë do të prishin punë e do të lënë pas gjurmë që më pas duhen mundim për t’i fshirë, se sa do të lënë gjurmë që duhen respektuar. Ata s’kanë nxjerrë asnjë mësim, s’kanë bërë asnjë reflektim. Ata thonë që gjërat që kanë bërë 8 vite më parë kanë qenë të duhurat. Por atyre sa i jepet një mundësi, mbjellin në mes të qytetit një mal me ballkon. Më 25 prill shqiptarët do të vendosin për të vazhduar përpara, për të vazhduar rrugën e mundimshme të ngjitjes, e duke mos u kthyer rrokapjekthi mbrapsht. Sesi luftohet komunizmi duke marrë Covidin, vetëm këta e dinë.” – tha Rama.

Teksa prezantoi kandidatët e PS-së, kreu i qeverisë tha se PS-ja ka bërë punë të mira në Kavajë ndryshe nga PD-ja që gjatë qeverisjes së saj e kishte lënë Kavajën në pikë të hallit.

“Në Kavajë kemi dy njerëz, që janë dy ekstreme sa i përket rrugës nga kanë ardhur. Njëri është Etjeni që vjen nga një rrugë studimesh, ristudimesh pune në institucione dhe punës çdo ditë që të jetë më i denjë, për veten, familjen, vendin dhe ata që përfshihen në PS me ide të reja, e që sot janë pjesë e integruar e PS. Vahidi është një qytetar këtu, një qytetar i mirënjohur në Kavajë, si një njeri i mirë në kuptimin më të plotë, një njeri i gjendur për ata që kanë nevojë, një njeri i gjendur për ata që duan një shërbim. Kavaja, sot është në gjendje të bëjë diferencën, sepse Kavaja s’na e pat dhënë mundësinë të vije këtu, sepse këtu të gjithë të fusnin dy gishta në sy dhe nuk dije të ikje në shtëpi. Të futeshe këtu, ishte si një shteg në Palestinë. Unë pata ardhur një kohë njëherë, e ishte një tmerr, sikur hymë në një zonë lufte, mbledhur të gjithë pa punë, bingo nga të katër anët, një gjysmë errësirë e lukuni e kjo ishte liri demokraci, më shumë më ka bërë përshtypje qyteti i mbushur me plehra. Sot vjen këtu dhe sheh një qytet mesdhetar që mund të ishte shumë mirë në Itali, e vendet e Mesdheut, sepse këta jemi ne.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *