Vendosni fjalën kyçe....

Emma Stone bëhet për herë të parë nënë


Aktorja Emma Stone është bërë nënë për herë të parë. Siç raportojnë mediet e showbizz-it amerikan, aktorja dhe burri i saj humorist, Dave McCary, janë bërë me vajzë.

Stone thuhet se e ka sjellë vajzën në jetë që më 20 Mars, mirëpo lajmi vetëm tanimë është zbuluar pasi çifti janë shumë të rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tyre private.

Çifti ende nuk kanë zbuluar emrin e vogëlushes së tyre të porsalindur.

Emma po aq diskrete ishte edhe kur bëhej fjalë për shtatzëninë. Shtatzënia e saj u konfirmua vetëm në janar kur një burim i tha revistës “E!News”: “Emma është shtatzënë dhe thjesht e do jetën martesore!”

Hera e fundit që paparacët fotografuan Emma-n ishte në shkurt në Los Anxhelos kur ajo nuk e fshihte dot më barkun e rrumbullakosur.

Emma Stone dhe Dave McCary, janë martuar në shtator të vitit 2020 pas vetëm 1 viti fejesë. Megjithatë ata përfliten se dilnin bashkë që prej vitit 2017.

LOS ANGELES, CA – JANUARY 18: Emma Stone and Dave McCary attend the Golden State Warriors and Los Angeles Clippers basketball game at Staples Center on January 18, 2019 in Los Angeles, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *