Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon Bashën: Gomari që fle s’ti sjell drutë, PD-ja është si dardhë me gjarprin mbrapa


Kryeministri Rama ka kërkuar votën e qytetarëve të Krujës teksa nuk ka harruar të sulmojë opozitën e bashkuar.

Ai iu referua çeljes së fushatës nga ana e PD-së duke thënë se të njëjtën gjë që bënë në miting, të njëjtën gjë kanë bërë me Shqipërinë.

Kreu i qeverisë shtoi se në krye të PD-së është një komunist duke nënkuptuar ish-kryeministrin Berisha.

”Kur hapën fushatën elektorale, ajo është kartolina e vizionit të tyre për hapësirën urbane. Fut makinat, dil me tufa, klith, bërtit, ndot, lërë pisllëk e ik. Këtë kanë bërë me Shqipërinë. Këtu në Krujë është shumë interesante, se një pjesë thonë jemi familje tradicionale, jem të shpronësuar, jemi me PD. Pse jeni me PD? Komunistin e keni në krye të PD, që nuk i ndahet edhe kur e tërheq këmbën zvarrë. Dhe ka vënë një kukull që e komandon nga Lalëzi.”­ – tha Rama.

Më tej kryeministri tha se nuk kërkon nuse në Krujë por ka ardhur për të marrë vota. Rama bëri jo pak batuta duke thënë se nusen e ka gjet dhe se një gomar që fle gjumë s’i sjell kurrë drutë në shtëpi, duke ironizuar kreun e PD-së, Basha.

“Po kur merr gamorin për dru, dhe e ngjit aty lart, e sheh nga ngjyra apo merr gomarin që të ngjitet lart. Është shumë e thjeshtë, vota nuk është tifozllëk. Jam me këtë se jam kundër atij. Vota nuk është histori, sot. Kush ta bën punën, kush shkon deri aty lart, ngarkon drutë e i zbret poshtë. Mund të imagjinohet që në garë mes dy gomaresh, Luli e bën punën para meje? Një gomar që fle gjumë, s’të vijnë drutë kurrë. Është e thjeshtë. S’më do mua? Unë s’kam dalë për të gjetur nuse. E kam gjet gjysmë krutane, gjysmë tironse. S’më do mua, bjeri telekomandës sime më hiq fytyrën, shko shih sport. Punën kush e bën. O demokrat, o kok e modhe. Të rriten këtu e të kenë të ardhmen këtu. PD është si një dardhë që ka një gjarpër mbrapa, Berishën, Ilirin, Monikën, është ajo nyja.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *