Vendosni fjalën kyçe....

Greqia dhuron 20 mijë vaksina për Shqipërinë


 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka njoftuar se Greqia ka dhuruar 20 mijë vaksina kundër Covid-19.

Kjo ndihmë nga Greqia vjen si vijim i strategjisë së ndjekur nga shumica e vendeve evropiane të cilat dhurojnë vaksina për vendet e tyre fqinje.

Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina. Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t’i dhurojë Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër Covid-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt.

Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta”-thuhet në deklaratën e ambasadës shqiptare në Athinë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *