Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me armë zjarri 40-vjeçari në Durrës, anëtar i bandës së Lul Berishës


Një 40-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë shtetasi Edmond Koçi i njohur si “Mond Çekiçi”

Vrasja u krye në lagjen nr.16 në Durrës.

Viktima njihet si anëtar i bandës së Lul Berishës.

Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  në hyrje e në dalje të Durrësit  si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *