Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas përplasjes me policinë: Mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar


Pas përplasjes me policinë në zyrat e FRD-së, ka reaguar për mediet presidenti Ilir Meta.

Kreu i shtetit i ka bërë thirrje opozitës që të zgjohet dhe të reagojë ndaj kësaj partie bandë.

“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti pasi ti sjellësh një partie zyrtare pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në për të marrë pjesë në zgjedhje që nuk ka as vulë as numër protokolli u bë me vrap e me nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht forcat opozitare që të kandidojnë në zgjedhje duke përdorur bashkinë bandë. Padyshim që është irrituese është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi zgjedhje.

I bëj zgjedhje opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të garës, do të jetë vonë për të dhe popullin shqiptar nga partia Bandë. Isha këtu dhe po kaloja rastësisht se si kryetari i FRDP-së dhunohej. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar. Po i them kryepalaços se e di çfarë ka bërë me firma dhe pa firma. Mos u bind urdhërave të të çmendurit.”- deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *