Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu tregon rastet e riinfektimeve me Covid, 70% e kampionëve të dyshuar rezultuan me variantin britanik


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se në vendin tonë  70% e monstrave të testuara rezultuan me variantin britanik.

Ministrja foli edhe për rastet e riinfektimeve deri më tani me koronavirus.

Manastirliu tha se në Shqipëri ende nuk janë konfirmuar raste me variantin e Afrikës së Jugut.

Aktualisht është bërë një kampion ku vlerësohet që janë 70% e rasteve të marra sipas kritereve”-tha Manastirliu.

Aktualisht në vendin tonë janë riinfektuar me koronavirusi 28 qytetarë, deklaroi Ministrja.

“Kemi disa të dhëna në raport me riinfektimet. Riinfektim quhet ai rast ai që infektohet tre muaj pasi është konfirmuar njëherë pozitiv është konfirmuar negativ me tampon dhe riinfektohet sërish, por gjatë periudhës nuk ka pasur shenja të COVID. Deri më tani kemi 28 raste të riinfektimeve në Shqipëri”-deklaroi Ministrja e Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *