Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Sfida më e madhe pas 25 prillit është frenimi i largimit të të rinjve nga vendi


Mesditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha, zhvilloi një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students).

Në këtë takim virtual ishin të pranishëm Carlo Angrisano, president i EDS dhe Dr. Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se sfida më e madhe e qeverisë së tij pas 25 prillit është frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi si dhe kthimi i atyre që studiojnë jashtë.

“Faktet flasin vet, 75% e të rinjve duan të largohen nga vendi. 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri. Të dyja këto më dëshpërojnë jashtë mase.

Të parën deri diku edhe mund ta mirëkuptoja nëse do të ishte për të studiuar jashtë, sepse kjo është një ëndërr legjitime dhe nesër një nga projektet kryesore të qeverisë që do të dalë nga vota e 25 prillit. Por e dyta, dëshira për të mos u kthyer por për të vazhduar jashtë Shqipërisë është një katastrofë kombëtare, të cilës ne mund, duhet dhe do t’i japim fund me programin tonë ekonomikë e në veçanti me programin tonë për rininë.

E vërteta është fare e thjesht, që të fitojë rinia shqiptare, që të fitojë Shqipëria, duhet të largojmë Edi Ramën. Njeriun që ka marrë peng vendin dhe fatet e tij, njeriu që ka marrë peng fatet e rinisë shqiptare.”- deklaroi Basha.

Kryedemokrati përsëriti angazhimet e tij për të kthyer ligjin e kryeministrit aktual Edi Rama për Arsimin e Lartë dhe të hartojë në vend të tij një tjetër ligj të konsultuar me pedagogët dhe studentët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *