Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kryeprokurori i Elbasanit po kërcënon kandidatët e LSI-së


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se vëllai i shefit të kabinetit të Taulant Ballës kërcënon kandidatët e LSI-së në Elbasan.

Sipas Kryemadhi arsyeja e kërcënimeve të kryeprokurorit të Elbasanit bëhen ëpr shkak se kërkon t’i hapë rrugën vëllait të tij të bëhet kryetar bashkie në Gramsh.

Ka pasur kërcënime nga kryeprokurori i Elbasanit i cili po kërkon ti hapë rrugën vëllait të tij, që të kandidojë për Bashkinë e Gramshit, Besjan Ajazi që është shef i kabinetit të Taulant Ballës.

Do ti bëj një letër Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Po kështu Ambasadave që merren me Reformën në Drejtësi sepse kam akoma shumë fakte të përdorimit të prokurorit të Elbasanit nga Taulant Balla, për të bërë presion jo vetëm ndaj kandidatëve të LSI por edhe bizneseve të tjera të cilët nuk kanë dëshirë ta përkrahin Taulant Ballën sepse nuk u pëlqen fytyra e tij”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *