Vendosni fjalën kyçe....

Rusia lëshon në hapësirë sondën, pamjet e nisjes (Video)


Sonda ruse ‘Progres MS-16’ është lëshuar në një mision furnizimi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Transportuesi hapësinor u lëshua nga një raketë ‘Soyuz-2.1a’ nga Baikonur Cosmodrome, në Kazakistan, të hënën në mëngjes, duke transportuar pothuajse dy tonë e gjysmë ngarkesë, duke përfshirë lëndë djegëse, ujë të freskët, gazra nën presion dhe pajisje të ndryshme.

Ndër të tjera, sonda do të japë një set riparimi të nevojshëm për të mbyllur një çarje të vogël në modulin Zvezda (yll) i cili shkaktoi një rënie presioni në gusht të vitit të kaluar. Çarja u gjet dhe u vulos përkohësisht, por ende ka nevojë për një rregullim të përhershëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *