Vendosni fjalën kyçe....

Rusia po zhvillon antidotin e parë në botë Covid-19, studimet tregojnë efektivitet 99%


Agjencia Federale Mjekësore dhe Biologjike e Rusisë (FMBA) ka njoftuar zhvillimin e një ilaçi për të luftuar kundër Covid-19, i cili do të bëhej antidoti i parë antiviral me veprim direkt në botë nëse provat klinike janë të suksesshme.

Sipas Veronika Skvortsova, shefja e FMBA-së, studimet deri më tani kanë treguar se është më shumë se 99% efektive.

“Ky është ilaçi i parë etiotropik që ndikon drejtpërdrejt te virusi. Në fakt, ky është një antidot për infeksionin e koronavirusit.” – tha ajo në një njoftim zyrtar ndaj kryeministrit Mikhail Mishustin, duke theksuar se studimet paraklinike kanë përfunduar, të cilat kanë treguar se ilaçi është ‘plotësisht i sigurt dhe shumë efikas’.

Etiotropik do të thotë që trajtimi drejtohet kundër shkaktarit të një sëmundjeje.

Skvortsova i tha kryeministrit se FMBA-ja është gati të aplikojë për leje për prova të mëtejshme, të cilën shpreson ta marrë para Vitit të Ri.

“Nëse provat klinike konfirmojnë efektivitetin e këtij ilaçi, ai do të jetë ilaçi i parë i sigurt, efektiv, me veprim direkt antiviral që nuk ka të ngjashëm në botë.” – shpjegoi ajo.