Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i LSI-së në Berat, Blenard Nonaj: Qytetarët kërkojnë ndryshim, po punojmë që kjo të realizohet më 25 prill


Kandidati i LSI-së për qarkun e Beratit, Blenard Nonaj është takuar me qytetarët e qarkut të Beratit.

Bashkë me Nonajn, në takim merrnin pjesë edhe dy kandidatët e tjerë të listës, Esmeralda Qirko e Petrit Sinaj.

Mjeku Nonaj shkruan se dëshira për ndryshim është jashtëzakonisht e madhe nga të gjithë qytetarët e Beratit dhe LSI-ja me programin e saj është e gatshme të marrë përgjegjësinë që ndryshimi të bëhet realitet në 25 prill.

Në fund ai thekson se takimet intensive me qytetarët do vijojnë pasi qytetarët e Beratit e vendit meritojnë një të ardhme më të mirë.

“Sot në qytetin e Beratit, së bashku me kandidatët e listës së LSI-së për Qarkun Berat, Esmeralda Qirko dhe Petrit Sinaj. Zhvilluam takim me strukturat e LSI-së së këtij qyteti, duke rënë dakord për të vijuar axhendën intensive të takimeve me qytetarët, në respekt rigoroz dhe të masave anti-covid. Dëshira për ndryshim është jashtëzakonisht e madhe nga të gjjthë qytetarët e Beratit, dhe LSI nëpërmjet programit të saj dhe vlerave të saj profesionale e njerëzore është e gatshme të marrë përgjegjësinë që ndryshimi i madh të bëhet realitet në 25 Prill. Nuk do të ndalemi në asnjë moment në komunikimet dhe takimet tona intensive me të gjithë qytetarët e qarkut Berat, të cilët meritojnë një të ardhme më të mirë në 25 Prill.” – shkruan Nonaj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *