Vendosni fjalën kyçe....

12-vjeçarja vdiq pas plagëve me armë gjahu në banesë, zbardhet ngjarja në Shkodër


12-vjeçarja që ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Shkodrës u qëllua me armë gjahu nga i vëllai i mitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Baks të Velipojës e fillimisht u dyshua se e mitura u vetëqëllua nga pakujdesia.

Po pas hetimit të kryer nga policia e prokuroria, u zbulua se ajo ishte qëlluar nga i vëllai i mitur aksidentalisht me armën e gjahut që i përket xhaxhait të tyre, 30-vjeçarit me iniciale Xh.Gj, i cili është arrestuar nga policia.

“Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë  në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë  shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares). Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht  ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *