Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17 e 20 pranë ish-Doganës ku mjeti me drejtues 28-vjeçarin J.M., ka përplasur një këmbësor.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.02.2021, rreth orës 17:20, tek Ish- Dogana, mjeti me drejtues shtetasin J. M., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *