Vendosni fjalën kyçe....

Ermal Mamaqi pas gjobës: Në trajnimin tim nuk kishte më shumë njerëz se në autobus


Moderatori Ermal Mamaqi ka reaguar pas gjobës që ka marrë për thyerje të rregullave, pas fotos që ka qarkulluar në rrjet nga trajnimi i tij që bëri xhiron në rrjetet sociale.

Mamaqi justifikohet duke u shprehur se prania e aq shumë njerëzve në atë trajnim nuk ishte e planifikuar, por që e kishin të vështirë që të mos i pranonin. Ai shprehet se trajnimet e tjera do të mbahen vetëm online dhe se mban përgjegjësi për atë që ndodhi.

“Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit.

Më lejoni tju sqaroj që Trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.

Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brënda…

Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.

Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time.

Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?

Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.”– shkruan Mamaqi.

E mes rreshtash moderator nuk ngurron të ‘thumbojë’ se në atë trajnim nuk kishte më shumë njerëz sesa ka në autobusët që shkojnë për në Korçë në fundjavë, apo në qendrat tregtare.

“Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat tregtare.

Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja! Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.”- shkruan ai.

Gjobën ndaj Mamaqit për trajnimin ku u shkelën rregullat, e konfirmoi ditën e djeshme zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Disa ditë më parë Mamaqi kishte organizuar një trajnim me shumë njerëz, në një sallë të mbyllur ku nuk zbatohej distanca fizike dhe nuk mbanin të gjithë maska.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *