Vendosni fjalën kyçe....

Cikloni godet Afrikën juglindore, 6 viktima e 175 mijë të shpërngulur në Mozambik


Të paktën gjashtë persona humbën jetën ndërsa më shumë se 175,000 të tjerë u prekën nga cikloni tropikal Eloise që goditi Mozambikun javën e kaluar, tha një raport të martën.

Stuhia goditi kryeqytetin e vendit dhe zonat përreth në 23 janar dhe shkaktoi përmbytje të mëdha në shumë zona, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Më shumë se 8,000 shtëpi janë shkatërruar ose përmbytur ndërsa banorët që largoheshin nga cikloni lanë pas ushqime e mjete bujqësore, ndërsa të tjerët me sëmundje kronike mezi arritën të largoheshin.

Ata gjithashtu përballen me rrezikun e infektimit me koronavirus thanë autoritetet.

IOM tha se 32 qendra akomodimi janë aktivizuar në provincën Sofala për të siguruar strehim të përkohshëm për mbi 15,000 burra, gra dhe fëmijë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *