Vendosni fjalën kyçe....

Transportonin 13 emigrantë ilegalë, arrestohen 2 persona në Devoll


Dy persona janë arrestuar në Devoll duke transportuar në mënyrë të paligjshme 13 emigrantë që kanë hyrë në mënyrë ilegale në kufi.

Në pranga përfunduan shtetasit me inicialet B. A., 25 vjeç dhe N. B., 30 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) të dy banues në Golem.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të fshatit Vishocicë, Devoll, dy mjete tip “Range Rover” dhe “Golf” për të cilët kishte dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm dhe janë vënë në ndjekje të tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Range Rover” me drejtues shtetasin B. A., u gjetën 13 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera rezulton se edhe shtetasi N. B., i cili drejtonte mjetin tip “Golf”, ishte bashkëpunëtor me 25-vjeçarin B. A., në këtë veprimtari të paligjshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *