Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Erion Veliaj duhet të ishte para SPAK-ut e ktheu Tiranën në lavatriçen e parave të Ndranghetas


Numri dy i PD-së ka thënë para pak çastesh se kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, duhet të ishte sot para SPAK-ut si shërbëtori i organizatës mafioze, Ndrangheta.

Bardhi shkruan në rrjetet sociale se Veliaj e ka shndërruar bashkinë në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.

Ai thekson se drejtësia është më pranë se kurrë dhe ajo do ndodhë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 “Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias. Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë.” – shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *