Vendosni fjalën kyçe....

Kosovari bën tatuazh fytyrën e Albin Kurtit (FOTO)


Një qytetar nga Kosova, ka bërë tatuazh në trupin e tij fytyrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe të heroit kombëtar, Hasan Prishtina.

Siç shihet edhe fotografinë e mësipërme, qytetari Naim Tërbunja e ka vizatuar portretin e Kurtit-Prishtinës në një pjesë të krahut dhe e shoqëron me mbishkrimin “Dy liderë, një ideal’.

Shpesh herë Albin Kurti është krahasuar nga aktivistë të VV-së me Hasan Prishtinën. Sidomos gjatë periudhës së zgjedhjeve të shkuara në Kosovë.

Deputeti i ndjerë nga Vetëvendosja, Adem Mikullovci thoshte se Kurti është ‘Hasan Prishtina i ditëve të sotme’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *