Donatori kryesor republikan Sheldon Adelson ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeç, sipas gruas së tij, lajm që u festua shpejt nga liberalët.
Që nga viti 2019, Adelson kpo trajtohej për limfomën jo-Hodgkin, por ai vazhdoi të kryesonte perandorinë e tij të kazinosë, ‘Las Vegas Sands’.
“Sheldon ishte dashuria e jetës sime. Ai ishte partneri im në romancë, filantropi, aktivizëm politik dhe ndërmarrje. Ai ishte shoku im i shpirtit.” – shkroi gruaja e tij Miriam në një njoftim për shtyp të martën.
Adelson dhe gruaja e tij ishin dy nga mbështetësit më të mëdhenj të Partisë Republikane.
Ata ishin të njohur gjithashtu për dhënien e dhjetëra miliona deollarëve fushatave të presidentit Donald Trump, duke dhuruar 75 milionë dollarë në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Ishte kjo mbështetje e kauzave konservatore që i detyroi liberalët në rrjetet sociale që të festojnë vdekjen e Adelson.