Vendosni fjalën kyçe....

556 raste të reja dhe 22 viktima lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 556 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 86.150.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend janë regjistruar 22 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.614. Siç theksohet në njoftimin e ministrisë, në të dhënat e sotme janë regjistruar edhe 10 persona që kanë ndërruar jetë në ditët paraprake.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 67.164, përfshirë 404 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 16.372.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.953 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 414.757.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *