Vendosni fjalën kyçe....

Shpallen në kërkim dy vajza të mitura në Tiranë, u larguan nga banesa më 1 janar e s’u kthyen më


Dy të mitura janë deklaruar të zhdukura nga familjarët e tyre. Prindërit e tyre e kanë denoncuar në polici zhduken e dy vajzave 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën.

Ato janë larguar nga banesa në datën 1 janar 2021 dhe nuk janë kthyer më. Policia i ka shpallur në kërkim dhe ka nisur kërkimin për gjetjen e tyre.

Njoftimi

“Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *