Vendosni fjalën kyçe....

Ç’ndodhi mëngjesin e Krishtlindjes në Nashville, policia amerikane publikon pamjet me cilësi të lartë të shpërthimit


Policia amerikane ka publikuar pamjet e shpërthimit të fuqishëm që tronditi kryeqytetin e Tenesi, Nashville Ditën e Krishtlindjes.

Pamjet e kapura janë filmuar nga një kamera e cilësisë së lartë në shërbim të policisë. Një furgon i ngarkuar me eksploziv shpërtheu në orët e para të mëngjesit duke tronditur mbarë zonën në qendër të qytetit. Në pamje duket një oficer policie që largohet pak sekonda para se shpërthimi të ndodhë.

Sipas policisë, autori i dyshuar u shpërthimit është 63-vjeçari Anthony Quinn Warner, i cili besohet se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Policia po verifikon ato që u duken si mbetje njerëzore pas shpërthimit.

“I dyshuari humbi jetën në shpërthim dhe motivet e tij mbeten një mister.” – thanë autoritetet që shtuan se është ende herët për të arritur në përfundim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *