Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga arrestimi i 46-vjeçarit në Elbasan, në shtëpi iu gjetën 13500 fishekë, granata, kanabis dhe arma e zjarrit


Policia ka dhënë të tjera detaje lidhur me ngjarjen ditën e djeshme, në Elbasan ku 46-vjeçari J.Kavaja qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë dhe më pas u arrestua pasi forcat RENEA e plagosën.

Në banesën e tij i janë gjetur mbi 13500 fishekë model 56 dhe 70 fishekë pistolete si edhe 30 granata dhe 2 kilogram kanabis.

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K ndaj forcave të Dretjorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe më pas ndaj forcave Rena , ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit shtetasi J.K u plagos, veprimet kanë vijuar me kontrollin e banesës.

Si rezultat i kontrollit të banesës të kryer nga Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, janë gjetur dhe sekuestruar 13500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granta difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi me fara kanabis.

Më parë në momentin e arrestimit , policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë si dhe një sopat”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *