Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi – “133 miliardë lekë nga buxheti i vitit 2021 shpenzime luksi, invesimet 72 miliardë”


Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak lidhur me buxhetin e vitit 2021.

Sipas zëdhënëses së selisë blu, Zhupa, buxheti është i destinuar për të rroga, luks, bileta udhëtimi, kancelari etj, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tij do jetë për investime në shërbim të qytetarëve.

Bëhet fjalë për rreth 133 miliardë lekë për shpenzime luksi dhe 72 miliardë lekë investime në shërbim të qytetarëve.

“Projekt buxheti i Bashkisë Tiranë, vetëm 35% për investime, paratë e qytetarëve të Tiranës të destinuara për rroga dhe luks. Pas pak ditësh do miratohet buxheti i 2021 për Bashkinë Tiranë dhe projekt buxheti parashikon që 133 milard lekë të shkojnë për rroga, luks, shpenzime biletash udhëtimi, kancelari , paisje inovative për video-foto etj. Ndërsa vetëm 72 milard lekë të shkojnë për investime për qytetarët e Tiranës. Siç e kanë zakon në prag fushate të kthejnë administraten në zyrë punësimesh për militantët në funksion të propagandës, Veliaj parashikon shtimin me 215 punonjës për vitin 2021.

Më parë është faktuar nga investigimet e “BIRN“ që me dhjetra punonjës qe janë të përfshirë në organigramën e Bashkisë Tiranë me tituj të ndryshëm në fakt janë në funksion për realizimin e propagandës në shërbim të Veliajt. Mesa duket kjo ushtri me 10 fotograf për 1 bahcevan, parashikon të shtohet me projekt buxhetin e ri të 2021.” – shkruan Zhupa.

Demokratja shton më tej se edhe pse investimet publike duhet të ishin prioriteti i Bashkisë, ato janë lënë në dorë të dytë pasi vetëm 35% e lekëve që ju merren qytetarëve, do kthehen mbrapsht në investime.

“Investimet publike që duhet të ishin edhe prioriteti i Bashkisë janë lënë në dorë të dytë. Vetëm 35% e parave që ju merren qytetarëve parashikohet që t`ju kthehet mbrapsht në investime. Edhe këto për tu parë sa efektivisht do shpenzohen paratë sepse deri më sot ka ndodhur që fiton klienti i pushtetit i paracaktuar me oferten më të larte edhe pa garë.”­ – mbyll reagimin Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *