Vendosni fjalën kyçe....

Stresi distancohet nga dhuna, kërkon ndjesë për policët e lënduar në protesta


I kthyer në personazhin kryesor të protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si “Stresi” është akuzuar vazhdimisht nga mediat dhe si frymëzues i dhunës.

Për këtë, reperi dhe labeli i tij muzikor kanë reaguar duke u distancuar nga dhuna në protesta.

Në një postim të “Instastory” që është shpërndarë dhe nga reperi, thuhet se Stresi ka qenë organizator i protestës paqësore por për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve situata është përshkallëzuar dhe ka qenë e pamundur të menaxhohej.

 “Sa për info, po Stresi ka qenë organizator i protestës për vrasjen e një të riu nga një punonjës shteti (polic) Por kur është organizuar protesta është organizuar protestë paqësore për drejtësi.

Por shkaku që turma ka qenë e madhe dhe s’ka mundësi kushdo që të jetë ta mbajë protestën +2000 veta në nivel të qetë. Por duhet ta dimë që jo të gjithë policët janë të njëjtë sikur gishtat e dorës së njeriut.”– thuhet në deklaratë.

Më tej i kërkohet një ndjesë publike policëve që mbetën të lënduar gjatë protestave të këtyre ditëve. Po ashtu shtohet se kanë pranuar të ndihmojnë familjen e të ndjerit edhe në rast se ata s’kanë nevojë.

 “Ne si stafi i Bad Boys Label dhe Stresi ju kërkojmë falje dhe shërim sa më të shpejtë disa policëve të pafajshëm që janë lënduar në protestë.

Ne tani konfirmojmë dhe pranojmë që familjen e Klodianit ta ndihmojnë financiarisht patën apo s’patën nevojë. Zoti e pastë mëshiruar në Xhenet vllaun tonë Klodianin dhe Zoti ua heqtë mërzinë familjes. #NeJemiMeJu Bëhuni të fortë.”– përfundon deklarata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *