Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool fiton në “frymën e fundit” ndaj Tottenham


Një gol në minutën e fundit i dhuron Liverpool fitoren në ndeshjen më të rëndësishme të Premier League deri më tani në sezon.

Përballë “Reds”, një Tottenham i mirëvendosur në fushë luajti si i barabartë, siç e tregonin edhe pikët para ndeshjes, dhe djemtë e Mourinho-s mund të fajësojnë veten për disa raste të qarta të shpërdoruara, që mund të kishin ndryshuar fatin e ndeshjes.

Salah kaloi kampionët anglez në avantazh në minutën 26, pothuajse një autogol i Alderweireld,  por rezultati u barazua nga koreani Son, protagonist i kësaj faze për ekipin e tij, që realizoi në të 33-tën me një kundërsulm perfekt.  

Nuk munguan më pas rastet nga të dyja palët, edhe pse më të mirat ishin ato të londinezëve. Goditja me kokë e Firminos në të 90-ën i dhuroi tre pikët Liverpool, që sot kryeson i vetëm kampionatin anglez.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *