Vendosni fjalën kyçe....

Putini uron më në fund Bidenin për fitoren: Jam gati për bashkëpunim me ju


Presidenti rus Vladimir Putin ka qenë ndër të paktët lidera që ende nuk e kishte uruar Joe Biden për fitoren në zgjedhjet në SHBA.

Por pas votimit në Kolegjin Elektoral që përcakton zyrtarisht presidencën e SHBA-ve, Putin tanimë e ka thyer heshtjen.

Kremlini kishte thënë se do të priste për rezultatet zyrtare të zgjedhjeve përpara se të komentonte mbi rezultatin, edhe pse kombet e tjera e kishin uruar Biden për fitoren në ditët pas votimit të 3 nëntorit.

“Nga ana ime, unë jam gati për bashkëveprim dhe kontakt me ju.”- citohet të ketë thënë presidenti rus.

“Putini i uroi presidentit të zgjedhur çdo sukses dhe shprehu besimin se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, mund, megjithë ndryshimet e tyre, të ndihmojnë vërtet për të zgjidhur shumë probleme dhe sfida me të cilat përballet bota.”– tha Kremlini, citon Reuters.

 Demokrati Joe Biden fitoi garën e nëntorit me 306 vota të kolegjit elektoral kundrejt republikanit Donald Trump me 232.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *