Vendosni fjalën kyçe....

Rama për 6 marsin: Lulzim Basha s’fiton dot asgjë, si gjithmonë. Aleanca Berisha-LSI e vërtetë


Kryeministri Rama ka deklaruar se PD-ja e drejtuar nga Lulzim Basha nuk do fitojë asnjë nga bashkitë ku është në garë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në SHBA ai ka shtuar se aleanca mes ish-kryeministrit Berisha e LSI-së është e vërtetë dhe se ajo do instensifikohet.

“Basha nuk fiton dot asgjë, asnjëherë, në asnjë rast. Siç ka humbur gjithmonë do i qëndrojë besnik profilit të vet dhe do të humbasë gjithmonë. Aleanca mes Berishës dhe LSI është reale e do të intensifikohet.” – tha Rama.

Kryeministri foli ndër të tjera edhe për integrimin në BE duke thënë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave dhe se duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut në këtë proces.

“Kemi një avantazh të konsiderueshëm për të shfrytëzuar pozitën e re që na jep dueti me SHBA-në. Nuk ka lidhje me Brukselin çështja e tryezës ndërqeveritare, por me Bullgarinë. E kemi shtruar pyetjen edhe në Këshillimin Kombëtar. Ne kemi dilemën tonë për ta ndërmarrë, që është ndarja nga Maqedonia e Veriut. Është e pakuptimtë që të presim në pafundësi që Bullgaria të çlirojë ‘pengun’ e saj. Kjo është e padrejtë për Shqipërinë që i ka plotësuar prej vitesh detyrat tashmë.” – tha Rama.