Vendosni fjalën kyçe....

“Je i lidhur me Sorosin” – Dorëhiqet ministri i Jashtëm grek, Kotzias


Ministri i Jashtëm Grek, Kotzias ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Vendimi i tij vjen pas një takimi të tensionuar të kabinetit qeveritar, gjatë së cilit ai u përplas me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos, lidhur me marrëveshjen e Prespës.

Sipas grekes “Ekathimerini”, Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë gjatë sulmeve të Kammenos, i cili është një partner i koalicionit qeverisës.

Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës, Kammenos e akuzoi Kotziasin për keqmenaxhimin e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe se ishte një person me lidhje të afërta me financuesin miliarder amerikan, George Soros.

Ndihmësit pranë ministrit të Jashtëm thanë se ai ishte “thellësisht i ofenduar” nga akuzat.

Pas dorëheqjes së Kotzias, zëdhënësi i qeverisë bëri një deklaratë për shtyp ku thuhet:

“Të zbresë nga treni i qeverisë kush është i mërzitur. Në kemi një drejtim dhe destinacion të qartë. Kush nuk e dëshiron këtë destinacionin të zbresë”. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Ekathimerini


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *