Vendosni fjalën kyçe....

Nis dita e tretë e protestës, policia përdor ujin e gazin lotsjellës, largohen protestuesit


Qindra qyetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Ministrisë së Brendshme e pranë kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Të ndarë në grupe, ata kanë thirrur ‘Poshtë diktatura’, ‘Ik, ik’, ‘Rama ik’.

Nga zona para Kryeministrisë ata kanë vijuar rrugën drejt Ministrisë së Brendshme ku ndodhet një tjetër grup qytetarësh që qëndrojnë në heshtje para godinës.

Më tej ata janë kthyer sërish para kryeministrisë ku dhjetëra policë janë rreshtuar para godinës.

Teksa disa protestues kanë qëlluar me gurë policinë, kjo e fundit është përgjigjur me makinën ujëhedhëse e gaz lotsjellës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *