Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta: Kush fiton me poshtërsi nuk qeveris dot me drejtësi


Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të fortë. Ai ka publikuar një foto të tijën, të shoqëruar me një diçiturë: “Kush FITON me POSHTËRSI, nuk QEVERIS dot me DREJTËSI!”.

Mesazhi i presidentit vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Edhe më parë Meta ka bërë thirrje të forta lidhur me zgjedhjet, si: “Të shembim tiraninë dhe frikën. Në demokraci duhet të luftosh çdo ditë për liritë dhe të drejtat!”.

Ditën e djeshme televizioni Report TV publikuar të parin sondazh të realizuar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të realizuar nga vetë televizioni në bashkëpunim me Institutin Italian Piepoli.

Sondazhi në fjalë e nxjerr Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama fitues në zgjedhje. Dhe me një fitore të thellë, ku deri në 59% e qytetarëve priren të votojnë për PS-në.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *