Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Dukat të Vlorës


Të shtëna me armë janë regjistruar në zonën e Dukatit në Vlorë.

Raportohet se është qëlluar në drejtim të një makine brenda së cilës dyshohet se ka pasur një person.

Report tv raporton se është qëlluar në drejtim të një makine në anë të rrugës dhe burime bëjnë me dije se ka një viktimë, i cili është rreth 31 vjeç.

Në drejtim të makinës ku ndodhej viktima është qëlluar disa herë. Ende nuk është zbardhur emri i viktimës dhe detaje se me çfarë ka lidhje kjo ngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *