Vendosni fjalën kyçe....

SPAK merr të pandehur biznesmenin Gentian Malindi


SPAK ka marrë si të pandehur Gentian Malindin, biznesmenin që ndodhet në arrati pasi dyshohet si porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit vitin e kaluar.

Ndaj biznesmenit është në fuqi masa “arrest me burg”. Pas kapjes së plot 137 kilogramëve me kokainë që u sekuestruan në portin e Durrësit në shtator të vitit të kaluar, policia shpalli në kërkim Gentian Malindin.

Ai dyshohej si porositësi i lëndës narkotike, që kishte ardhur nga Ekuadori.

Uniformat blu në Greqi kanë bërë zëvendësimin e 137 kilogramëve kokainë me oriz dhe me GPS, në Portin e Pireut. Më pas kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës. Aktualisht të arrestuar janë Ardian Bega dhe Altin Myslihaka.

Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për drogë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *