Vendosni fjalën kyçe....

U zgjodh zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli: Mora urime nga të majtë e të djathtë pa dallime


Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka folur sot në foltoren e Kuvendit, lidhur me postin e saj të si zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. 

Kodheli tha se ka marrë urime nga të majtë e të djathtë pa dallime, për këtë post të ri që tha se e pret me shumë përgjegjësi.

 “Ju falënderoj për urimet e dërguara!

Falënderoj këdo, të njohur dhe të panjohur që më ka uruar dhe përgëzuar!

Falënderoj në mënyrë të veçantë kryetarin Ruci dhe kolegët e delegacionit shqiptar në Asamblenë NATO për mbështetjen. Pozicioni i zv/ presidentes së asamblesë së NATO-s është sa i lartë aq i mbushur me përgjegjësi. T’u them të drejtën në këtë sallë nuk ka pasur dallime majtas apo djathtas për mesazhet që më kanë ardhur. Le të rrimë kështu bashkë për gjërat madhore.”- deklaroi Kodheli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *