Vendosni fjalën kyçe....

“Testet nuk tregojnë nëse jeni të infektuar”- BBC i pret fjalën ekspertes së Shëndetit Publik (VIDEO)


Transmetuesi publik britanik BBC, ka ndërprerë një profesoreshë të Shëndetit Publik, Allyson Pollock, e cila po shprehte mendimin e saj kundër testimit masiv.

Profesoresha e cila jep mësim në Universitetin e Newcastle, beson se testet për Covidin jo vetëm që nuk tregojnë në mënyrë të saktë nëse një person është i infektuar, por sipas saj as nuk janë vlerësuar si duhet.

Pollock ishte e ftuar në një lidhje online për të shpjeguar se përse ishte kritike ndaj testimit masiv, por pasi ajo nisi të jepte mendimin e saj, që për më tepër iu kërkua, gazetarja në studio i mbylli fjalën.

“Mendoj se gjëja e parë që duhet thënë është se qeveria ka shpenzuar 12 miliardë poundë, për një sistem gjurmimi të kontakteve të privatizuar dhe thelbësor që nuk funksionon.

Publiku është dizinformuar, nuk është një test ai që ju tregon nëse e keni infeksionin apo nëse jeni infektues, ju tregon vetëm nëse keni pjesë të një virusi ARN.

Në një vend si Liverpuli, ku shifrat e infeksionit po bien në mënyrë dramatike ka shumë mundësi që një pjesë e mirë e popullsisë do të ketë gjurmë të një infeksioni të vjetër. Dhe kjo, veçanërisht tek fëmijët mund të rezultojë në izolime të panevojshme dhe të dëmshme.

E dyta për këto teste, nuk është vetëm se nuk është një test që ju tregon jeni apo jo të infektuar, këto teste nuk janë vlerësuar si duhet sipas cilësimeve të Komunitetit. Ky është një shqetësim i vërtetë. Ne nuk e dimë nëse ato punojnë apo çfarë na tregojnë në cilësimet e Komunitetit.

Dhe qeveria jonë sapo ka shpenzuar 100 milionë poundë në Liverpul për të blerë këto teste, që nuk duhen përdorur në komunitet.

OBSH thotë: Fokusohuni në identifikimin e njerëzve me simptoma dhe izolojini ata, por nuk rekomandojnë testime masive. Ne nuk e dimë si do rezultojë kjo në shëndetin publik dhe si do jetë efektiv…”– tha Pollock, e cila nuk arriti dot ta çonte fjalën deri në fund.

https://www.youtube.com/watch?v=gUwvYUEi_ec&feature=youtu.be

Ditën e premte në Liverpul ka nisur testimi masiv i qytetarëve përmes të ashtuquajturave teste të shpejta, kjo si pjesë e një përpjekjeje për ta nxjerrë vendin nga bllokiimi i dytë dhe për të identifikuar më shumë raste të koronavirusit duke i detyruar njerëzit të izolohen.

Planet janë që të testohen rreth 50,000 njerëz në ditë.

Por një grup shkencëtarësh kanë ngritur shqetësime mbi këtë skemë, pasi një nga testet e shpejta të propozuara për t’u përdorur në Liverpool, u zbulua se kishte identifikuar më pak se gjysmën e rasteve pozitive gjatë studimeve të mëparshme. Sipas tyre, paratë e shpenzuara për këtë skemë do të shkojnë dëm.

Pollock ishte një ndër shkencëtarët që para pak ditësh, i dërguan një letër deputetëve të Liverpulit kundër testimit masiv me teste të shpejta. Ata shprehen: “Potenciali për devijim të dëmshëm të burimeve dhe parave publike është i madh.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *