Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ngacmonte vajza të mitura, arrestohet 65-vjeçari në Shkodër


Policia e Shkodrës ka arrestuar një 65-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa të mitura.

Policia arrestoi shtetasin me iniciale V.H. banues në fshatin Oblikë pas denoncimit në media.

Ai dyshohet se ka ngacmuar disa vajza të mitura në vende dhe kohë të ndryshme.

Bashkëpunimi me median vë në pranga një shtetas, për ngacmim seksual.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.

Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”—njoftoi policia.