Vendosni fjalën kyçe....

Del dokumentari që shfaq lidhjet kineze të Joe Biden, shikohet mbi 2 milionë herë në pak ditë


Nëse Joe Biden drejtohet për në Shtëpinë e Bardhë, regjisotir M. Taylor mendon se është më e rëndësishme se kurrë që amerikanët të kuptojnë se çfarë lloj lidhjesh financiare ka familja e tij me Kinën dhe qeverinë e saj komuniste.

Filmi i tij “Riding The Dragon: The Biden Chinese Secrets” ka grumbulluar më shumë se 2 milionë shikime në internet, por ky është vetëm fillimi, tha ai.

“Dokumentari ka një rëndësi krejtësisht të re sesa kishte më parë.” – tha ai.

“Filmi ka një mision të ri përpara.”

“Riding Dragon” debutoi dy muaj para zgjedhjeve presidenciale. Perdja e tij u ngrit disa javë para se një laptop që mendohej se i përkiste djalit të Joe Biden, Hunter, të dalë në sipërfaqe me email dhe dokumente që përshkruajnë marrëveshjet e tij të shumta të biznesit jashtë vendit.

Më alarmante janë postat elektronike që detajojnë marrëveshjen e Hunter Biden me një kompani kineze, pasi babai i tij si zv.president u bë njeriu kryesor për ‘strumbullarin aziatik’ të administratës Obama.

Nëse Biden ‘pushton’ Shtëpinë e Bardhë në janar, siç duket e mundshme, fijet e atyre marrëveshjeve duhet të zbulohen, tha Taylor.

“Joe Biden tha se zgjedhjet ishin çështje karakteri dhe unë jam plotësisht dakord.” – tha ai.

Në anën e Pekinit janë Aviation Industry Corp. (AVIC), China General Nuclear Poëer Corp., Bohai Harvest dhe kompani të tjera. Në anën e e SHBA-së janë lidhjet me Rosemont Seneca Partners, Rosemont Realty, Burnham Asset Management dhe të tjerë.